Danimarkë, ish-shefi i inteligjencës do të gjykohet për “shpërndarje të informacioneve sekrete”

Danimarkë, ish-shefi i inteligjencës do të gjykohet për “shpërndarje të informacioneve sekrete”

Shefi i Shërbimit të Sigurisë dhe Inteligjencës Ushtarake (FE) në Danimarkë, Lars Findsen, do të gjykohet për zbulimin e informacioneve top-sekrete me gjashtë persona, duke përfshirë dy gazetarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në një deklaratë tha se Findsen akuzohet për “zbulim të sekreteve shtetërore ose informacioneve sekrete”.

Në deklaratë thuhet se Findsen do të dënohet deri në katër vjet burg për zbulimin e informacioneve top-sekrete me gjashtë persona.

“Transferimi i sekreteve apo informacioneve të tjera të klasifikuara të nevojshme për punën e shërbimit të inteligjencës për të mbrojtur sigurinë e Danimarkës është sigurisht një çështje serioze”, tha në një deklaratë prokurori Jakob Berger Nielsen.

Nuk është bërë asnjë njoftim në lidhje me datën e seancës.

Findsen, i cili shërbeu si shef i FE-së nga viti 2015 deri në 2020, u arrestua në dhjetor të vitit 2021 dhe më 17 shkurt u vendos që të gjykohet në liri.

Televizioni shtetëror danez njoftoi se informacioni i rrjedhur nga Findsen ishte subjekt i tre lajmeve të veçanta në vitin 2021.

Lajmi i publikuar në dritën e informacionit të rrjedhur në shtyp, përfshinte monitorimin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së ndaj shumë politikanëve të nivelit të lartë evropian, veçanërisht ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel, përmes marrëveshjes kabllore midis SHBA-së dhe Danimarkës; fëmijët danezë të rrëmbyer nga DAESH në kampin e të burgosurve në Siri; dhe arrestimi i një shtetasi sirian që punonte si agjent në Siri për Shërbimin Danez të Sigurisë dhe Inteligjencës i cili u arrestua në Spanjë si militant i DEASH-it.