Danimarka raporton për një rrjedhje gazi në tubacionin nënujor rus “Rrjedha Veriore 2”

Danimarka raporton për një rrjedhje gazi në tubacionin nënujor rus “Rrjedha Veriore 2”

Autoritetet daneze raportuan për një rrjedhje gazi të hënën nga gazsjellësi jofunksional “Rrjedha Veriore 2” afër ishullit Bornholm në Detin Baltik, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

Autoriteti Detar Danez ka ndaluar të gjitha lëvizjet e anijeve brenda 5 miljeve detare (9.25 kilometra) nga vendi i rrjedhjes, duke sqaruar se incidenti është “i rrezikshëm për lundrimin e anijeve”.

Më tej autoritetet daneze shtuan se “në bashkëpunim me shërbimet bregdetare, është përcaktuar se rrjedhja ka ndodhur në IE daneze në juglindje të Bornholmit. Shërbimet bregdetare kanë ngritur një zonë sigurie prej 5 miljeve detare si masë sigurie”, tha Interfax.

Autoritetet gjermane konfirmuan në një deklaratë se rrjedhja mund të ishte shkaktuar nga rënia e papritur e presionit gjatë natës në tubacionin nënujor, por se hetimet janë duke vazhduar.

Presioni i gazsjellësit ra nga 105 në 7 bar, raportoi operatori i “Rrjedhës Veriore 2”.

“Aktualisht jemi në kontakt me autoritetet përkatëse për të sqaruar situatën”, thuhet në deklaratën e Ministrisë gjermane të Ekonomisë.

“Ende nuk kemi në situatë të qartë në lidhje me shkaqet dhe faktet e sakta”, shton deklarata.

Tubacioni në pronësi ruse, i cili shkon nga Shën Petersburgu nën Detin Baltik në Gjermani, është i mbushur me 300 milionë metra kub gaz.

Tubacioni fillimisht kishte për qëllim të dyfishonte vëllimin e gazit që rrjedh në Gjermani. Por sapo përfunduan punimet rreth saj, Gjermania anuloi tubacionin pak para pushtimit të Ukrainës nga Rusia./AA/