` . Çulev: Nëse ka datë për zgjedhje me automatizëm duhet të hapen kufijtë - TV-SHENJA

Çulev: Nëse ka datë për zgjedhje me automatizëm duhet të hapen kufijtë

Ministri i punëve të Brendshme, Naqe Çulev deklaroi sot se në rast se do të arrihet marrëveshje për datën e zgjedhjeve mes partitë politike, atëherë duhet që me automatizëm që të hapen edhe kufijtë e vendit, për shkak bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit të mund të vijnë dhe të votojnë.
“Në rast se vendoset që të shkohet në zgjedhje atëherë është e domosdoshme që të hapen kufijtë, sepse duhet të vijën vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe që t’ju mundësohet bashkatdhetarëve tanë që të vijnë dhe të votojnë”, deklaroi Naqe Çulev.
Sipas tij krahas bashkatdhetarëve e rëndësishme është edhe prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë.