Çuameni prezantohet te Real Madrid: Mbape më pyeti nëse mund të shkoja te PSG

Çuameni prezantohet te Real Madrid: Mbape më pyeti nëse mund të shkoja te PSG

Orelien Çuameni është prezantuar sot zyrtarisht si lojtari i ri i Real Madrid. Mesfushori 22-vjeçar francez u largua nga Monako për t’iu bashkuar madrilenëve, ndërsa kishte oferta të rëndësishme edhe nga klube të tjera, mes të cilave PSG ku edhe Kilian Mbape kishte bërë rolin e ndërmjetësit për ta bindur të firmoste.
“Kjo është një ëndërr, të bëhem pjesë e klubit më të mirë në botë. Do të punojmë shumë për të fituar më shumë trofe, të rritim historinë e këtij ekipi. Është ë e vërtetë që kisha mundësinë që të zgjedhja por kur mësova se ishte i interesuar Reali, nuk kisha dyshime për asnjë sekondë. Dua të lë shenjë në historinë e futbollit dhe nuk ka ekip më të mirë për ta bërë një gjë të tillë se Real Madrid”, tha fillimisht mesfushori gjatë prezantimit, ndërsa më pas tregoi edhe bisedën me Mbape.

“Kilian vendosi të qëndronte në Paris, duke e ditur që unë me shumë siguri do të largohesha nga Monako. Ai donte të dinte nëse mund të shkoja te PSG, por i thashë që opsioni im i parë ishte Real Madrid. Gjë të cilën e kuptoi shumë mirë. Unë vij te ekipi më i mirë në botë dhe nuk kam frikë nga konkurrenca. Duhet të tregoj cilësitë e mia dhe kam shumë dëshirë ta bëj një të tillë”, tha Çuameni para mediave.