` . COVID-19 në Itali, rritet ndjeshëm numri i infektimeve, regjistrohen 7 viktima gjatë 24 orëve të fundit - TV SHENJA

COVID-19 në Itali, rritet ndjeshëm numri i infektimeve, regjistrohen 7 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Italisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.
Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.743 të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, nuk kanë fituar betejën me virusin 7 qytetarë.

Të shëruarit në 24 orë janë 1.001, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjithë spitalet e vendit ndodhen aktualisht 178 pacientë.

Autoritetet shëndetësore, apelojnë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infeksionit.