` . Colmar Tropicale, fshati francez në Malajzi - TV SHENJA

Colmar Tropicale, fshati francez në Malajzi

Colmar Tropicale, atraksion turistik në Malajzi i ndërtuar me arkitekturë franceze, tërheq interesimin e vizitorëve me pamjen që pasqyron stilin mesjetar të Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

I ndërtuar për qëllime turistike në provincën Pehang, fshati përfshin edhe restorante që servojnë ushqime nga kuzhina franceze, ekspozita artistike dhe performime të rrugës.

Comar Tropicale është i vendosur në një sipërfaqe prej 80 hektarësh dhe gjendet në lartësi mbidetare prej 900 metrash. 

– I frymëzuar nga qyteti francez Colmar

Fshati, ndërtimi i të cilit përfundoi në vitin 2000, është ndërtuar duke u frymëzuar nga qyteti francez Colmar, i cili karakterizohet me shtëpi gjysmë të drurit të mbetura nga epoka e Renesancës.

Në Colmar Tropicale gjenden edhe hotele me arkitekturë të Mesjetës. Fshati përfshin një park botanik, një fushë për kalërim dhe një kopsht zoologjik.

Atraksioni turistik në fjalë përdoret shpesh edhe për xhirimin e reklamave në Malajzi dhe klipeve muzikore nga artistë të njohur.

Po ashtu, shumë çifte të sapomartura e parapëlqejnë këtë fshat për të bërë fotografi.

Colmar Tropicale gjendet vetëm 45 minuta larg kryeqytetit Kuala Lumpur dhe bën pjesë në listën e turistëve të shumtë që vizitojnë Malajzinë.