CNN: Gazetarja Abu Akleh mund të jetë vrarë duke u vendosur qëllimisht në objektiv

CNN: Gazetarja Abu Akleh mund të jetë vrarë duke u vendosur qëllimisht në objektiv

CNN ka publikuar një lajm investigativ mbi mundësinë që gazetarja Shireen Abu Akleh mund të jetë vrarë duke u vendosur qëllimisht në objektiv nga forcat izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e saj të cilësuar si “provat e reja”, duke u bazuar në video-regjistrimet në vendin e ngjarjes, deklaratat e të paktën 8 dëshmitarëve që mbështesin pamjet në fjalë, të një analisti për zërin dhe të një eksperti për armët shpërthyese, CNN ka njoftuar se Akleh mund të jetë vrarë duke u vendosur në shënjestër qëllimisht.

“Mos prania e ndonjë militanti palestinez ose e një konflikti aktiv në afërsi të Abu Akleh në momentin drejt vdekjes së saj, si dhe të gjitha këto prova të shqyrtuara nga CNN tregojnë se Abu Akleh është vrarë duke u vendosur në objektiv nga forcat izraelite”, thuhet në lajmin investigativ.

Konsulenti i sigurisë dhe veterani i ushtrisë britanike, Chris Cobb-Smith, mendimet e të cilit u dhanë nga CNN, vuri në dukje se duke parë provat, ai beson se Abu Akleh është vrarë nga të shtëna individuale, jo me të shtëna breshëri.

Ai ka tërhequr vëmendjen se gjatë vrasjes së Akleh 3 plumba të tjerë kanë goditur pemën që ndodhej pranë saj dhe se kjo nuk mund të jetë e mundur me një zjarr të mundshëm breshëri të hapur nga ushtria izraelite në një largësi prej 200 metrash.

Në një lajm është marrë edhe opinioni nga një zyrtar i lartë izraelit për sigurinë, i cili ka thënë se ushtria izraelite nuk mund të vendosë në objektiv në mënyrë të qëllimshme civilët dhe kryesisht një punonjës të medias.

– Plumba plastikë ndaj pjesëmarrësve në ceremoninë mortore

Shireen Abu Akleh, gazetarja 51-vjeçare e Al-Jazeera-s, u vra si pasojë e zjarrin të hapur nga ushtarët izraelitë më 11 maj, teksa po ndiqte bastisjen e ushtarëve izraelitë në kampin e refugjatëve Jenin që ndodhet në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Vrasja me plumb të vërtetë e gazetares Abu Akleh ndërkohë që ajo po kryente detyrën e saj dhe teksa kishte të veshur edhe jelekun antiplumb me mbishkrimin “press”, ka shkaktuar reagime.

Në ceremoninë mortore ku Shireen Abu Akleh po përcillej të premten më 13 maj në lamtumirën e saj të fundit nga mijëra persona, policia izraelite nuk lejoi që morti i Akleh të mbahej mbi supe dhe ndërhyri ndaj pjesëmarrësve në ceremoni me plumba plastikë dhe bomba zëri.

Ushtria izraelite kishte pretenduar se grupet palestineze kanë dhënë përgjigje ndaj zjarrit të hapur dhe se Akleh mund të jetë qëlluar si pasojë e zjarrit të hapur nga militantët palestinezë.