Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup shtrenjtohet për 14.18%, Shkup-Veri për 16.31%

Çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup shtrenjtohet për 14.18%, Shkup-Veri për 16.31%

Çmimi i ngrohjes qendrore për konsumatorët të cilët janë të lidhur në rrjetin ngrohës më të madh në Shkup, nga muaji gusht do të rritet për 14.8 për qind, ka njoftuar kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik Marko Bislimovski, raporton SHENJA.

“Në rrjetin më të madh në të cilin furnizohen mbi 90 për qind nga konsumuesit në Shkup, çmimi do të rritet për 14.18 për qind. Për shpenzuesit e ‘Zhelezarës’ çmimi rritet për 15.58 për qind, ndërsa për konsumuesit të lidhur në rrjetin Shkup-Veri, çmimi rritet për 16.31 për qind”, ka deklaruar Bislimovski.,

Ai tregoi edhe shembull se si do të jenë çmimet mesatare.

“Nëse për një faturë prej 1800 denarë, kjo do të thotë shpenzim shtesë prej 250 denarë. Nëse fatura është 2000 denarë, kjo është 2800 denarë”, theksoi Bislimovski. /SHENJA/