` . ÇMIMI I BENZINËS MBETET I NJEJTË, DIZELI LIROHET PËR 1.5 DENARË - TV SHENJA

ÇMIMI I BENZINËS MBETET I NJEJTË, DIZELI LIROHET PËR 1.5 DENARË

Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e mbajtur dje ka marrë vendim me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë, teksa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë të të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 13.09.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,786 denarë/kg dhe tani do të jetë 39,181 den/kg.