Çka po ndodh me presidentin: Biden e kërkon kongresmenen e vdekur gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thirrur ish-kongresmenen e ndjerë republikane, Jackie Walorski, e cila vdiq në një aksident me veturë në muajin gusht, gjatë një fjalimi të mërkurën në Konferencën e Shtëpisë së Bardhë mbi urinë, ushqyerjen dhe shëndetin.

Biden falënderoi të gjithë, duke veçuar Walorskin dhe ligjvënës të tjerë, për punën e tyre mbi urinë, ndërsa foli për përpjekjet e administratës së tij për t’i dhënë fund urisë në SHBA deri në vitin 2030.

Walorski dhe dy nga anëtarët e stafit të saj të kongresit vdiqën në gusht gjatë një përplasjeje kokë më kokë në Indianën veriore. Ajo ishte 58-vjeç.

Walorski, e zgjedhur për herë të parë në Kongres në vitin 2012, shërbeu si bashkëkryetare e Grupit të Urisë në Dhomën e Përfaqësuesve. Reklama

Biden lëshoi një deklaratë pas vdekjes së kongresmenes në muajin gusht, duke thënë se ai dhe Jill Biden ishin “të tronditur dhe të pikëlluar” dhe se ai vlerësonte ndihmën e kongresmenes në planifikimin e konferencës së urisë.

“Jill dhe unë jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e kongresmenes Jackie Walorski nga Indiana së bashku me dy anëtarë të stafit të saj në një aksident automobilistik sot në Indiana”, thuhej në deklaratën e Bidenit më 3 gusht.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment në lidhje me gafën.