` . City-PSG për historinë, si pritet të rreshtohen në gjysmëfinalen e Champions - TV SHENJA

City-PSG për historinë, si pritet të rreshtohen në gjysmëfinalen e Champions

Finalisti i parë i Champions League përcaktohet sonte. Manchester City dhe PSG përballen prej orës 21:00 në duelin e dytë mes tyre dhe “Qytetarët”, nisur nga fitorja e parë në Paris me rezultatin 2-1, mund të shikohen si favoritë.

Gjithsesi ndaj një ekipi si PSG, me sulmues si Neymar dhe Mbappe në skuadër, është e vështirë të bësh parashikime. Kampioni i botës ka pasur një problem ditët e fundit dhe e humbi ndeshjen në kampionat, por besohet se sonte do të jetë në fushë ndaj City.

Trajneri Pochettino e ka menduar në majë të sulmit Mbappe, i mbështetur nga Di Maria, Verrati dhe Neymar. Kuptohet për anglezët do të ketë punë, nisur nga emrat e kundërshtarit. Paredes dhe Herrera janë emrat e tjerë në mesfushë që priten te PSG.
Sa i takon prapavijës, Florenzi dhe Bakker me gjasa do të luajnë nga krahët, kurse Marquinhos dhe Kimpembe në qendër. Si zakonisht porta do t’i besohet Keylor Navas. Sigurisht edhe Pep Guardiola ka bërë planin e tij për të arritur finalen e parë në historinë e Manchester City.

Ederson në portë pritet të luajë pas krahëve të të zakonshmeve Dias dhe Stones, kurse në krahët e prapavijës favoritë janë Walker dhe Zinchenko. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Rodri, Gundogan dhe Bernardo Silva, kurse në sulm parashikohet të luajnë Mahrez, De Bryune dhe Foden. Një City pa pika referimi, si zakonisht.

MANCHESTER CITY-PSG, FORMACIONET E MUNDSHME
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson – Walker, Dias, Stones, Zinchenko – Rodri, Gundogan, Bernardo Silva – Mahrez, De Bruyne, Foden. Trajner: Guardiola
PSG (4-2-3-1): Navas – Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker – Paredes, Herrera – Di Maria, Verratti, Neymar – Mbappe. Trajner: Pochettino. /abcnews.al