City hyn në garë për Dybalan

Manchester City raportohet se ka bërë një ofertë për Paulo Dybalan e Juventusit, për ta transferuar gjatë verës.

25-vjeçari ka shënuar 75 gola në 162 paraqitje për klubin që nga viti 2015, kur u transferua prej Palermos.

Këtë sezon, argjentinasi ka shënuar shtatë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat. ipas “DailyMail”, City ka ofruar 90 milionë funte, duke rivalizuar Bayernin dhe PSG-në.