Cipras: Nuk heqim dorë nga Marrëveshja e Prespës (Video)

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, pasi që partneri i koalicionit, Panos Kamenos lëshoi Qeverinë greke, deklaroi se qeveria e tij mbetet deri në fund e vendosur që të zbatoj Marrëveshjen e Prespës. Ai porositi qytetarët e vendit të tij se nuk do të tërhiqet nga kjo marrëveshje, duke thënë se ashtu siç nuk u tërhoq vendi, nuk do të tërhiqen as ata. Cipas deklaroi se duke marrë përgjegjësi historike dhe koston politike, qeveria në këtë çështje ka bërë zgjedhjen e saj në drejtim të interesave kombëtare të Greqisë dhe stabiltietit të rajonit si dhe këtë qëndrim do ta vazhdojë deri në fund.

ALEKSIS CIPRAS, KRYEMINISTËR I GREQISË

“Dua t’ju përcjelli edhe një porosi qytetarëve grek, posaçërisht çdo qytetari grek që mendon në mënyrë të lirë, pavarësisht bindjeve të tija politike. Ashtu siç nuk u tërhoqën atje, as ne nuk do të tërhiqemi. Dhe këtë e them sepse jemi ballafaquar dhe ballafaqohemi edhe këtu, në vendin tonë me plane të ngjashme për destabilizim politik, edhe atë që nga momenti i parë”.

Kryeministri grek, gjatë një paneli të zhvilluar në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, tha se Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje historike dhe në të njëjtën kohë e dobishme nga pikëpamje kombëtare dhe patriotike, si dhe është shprehur se ndjehet krenar për këtë.

ALEKSIS CIPRAS, KRYEMINISTËR I GREQISË

“Në të njëjtën kohë kjo marrëveshje përmban edhe një mesazh të rëndësishëm për ditët tona. Kjo tregon se edhe në kushtet më të vështira mund t’i mbyllim plagët e vjetra duke i kthyer shpinën prirjeve nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë, pavarësisht se sa të fuqishëm janë ato”.

Ai ka shtuar se patriotizmi i vërtetë nuk është urrejtja e atdheut dhe të atyre që ndodhen pranë. Por, patriotizëm i vërtetë, sipas tij, është të luftosh për të ngritur atdheun në fushën e paqes, bashkëpunimit dhe prosperitetit ekonomik.

Teuta Buçi /SHENJA/