` . Cipras kritikon Micotakisin: Dikur e shaje Marrëveshjen e Prespës, tash e lavdëron! - TV SHENJA

Cipras kritikon Micotakisin: Dikur e shaje Marrëveshjen e Prespës, tash e lavdëron!

Ish-kryeministri grek Aleksis Cipras ka reaguar ndaj kryeministrit aktual Micotakis, i cili ka zbutur qëndrimet e tij dikur shumë radikale për Marrëveshjen e Prespës. Kreu i Partisë SYRIZA, tashmë nga pozicioni i liderit opozitar ia ka kujtuar Micotakisit deklaratat e tij kur thoshte se marrëveshja ishte kundër interesave kombëtare të vendit.

“Kur e zgjodhëm çështjen e pazgjidhur afatgjatë me fqinjët tanë verior me Marrëveshjen e Prespës,  Micotakis dhe besnikët e tij zgjodhën ta ngrejnë vendin në këmbë. Sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut  i lavdëroi për respektimin besnik të Marrëveshjes së Prespës nga ana e tyre. Zotëri Micotakis, jo vetëm që takohet me  të,  ndërsa thoshte që asnjëherë nuk do të takohet,  por edhe lufton për zbatimin e Marrëveshjes”, ka deklaruar Cipras.

Lideri opozitar ka thënë se Micotakis duhet që t’u kërkojë falje qytetarëve grekë për këtë ndërrim të qëndrimeve. Megjithatë, Cipras ka ka përshëndetur këtë qëndrim të kryeministrit Micotakis, duke thënë se i shërben interesave të vendit. /SHENJA/