` . Cilat janë pasojat e dënimit të Man City? Chelsea, Leicester e Man Utd në pritje - TV SHENJA

Cilat janë pasojat e dënimit të Man City? Chelsea, Leicester e Man Utd në pritje

Gjykata e Arbitrazhit të Sportit (CAS) do të vendos pas pak për apelin e Manchester City kundër vendimit të UEFA.

Muaj më parë, UEFA kishte njoftuar për dënimin ndaj Manchester City me dy vite mos paraqitje në Ligën e Kampionëve, për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Play Financiar.

City apelonte këtë vendim dhe sot, rreth orës 10:30 pritet vendimi final. Por, cilat janë konsekuencat?

Nëse dënimi i UEFA për Manchester City qëndron i tillë, skuadra që përfundon në pozitën e pestë në Premierligë do të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Kështu, përveç Man City, nën ethe po presin edhe skuadrat si Leicester City, Chelsea e Manchester United.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i CAS. Thuhet se gjasat janë minimale për shmangje dënimi dhe maksimumi dënimi mund të reduktohet në vetëm një vit.