` . Christian Eriksen është më mirë, kjo foto qetëson gjithë botën e futbollit - TV SHENJA

Christian Eriksen është më mirë, kjo foto qetëson gjithë botën e futbollit

Christian Eriksen ra në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes që Danimarka po luante kundër Finlandës në Kopenhagen.

Për shkak të situatës së krijuar UEFA vendosi ta ndërpresë ndeshjen e EURO 2020. Në fushë dhe në shkallët e stadiumit pati shumë panik.

Nuk munguan as lotët, ndërkohë që Eriksen u rrethua me peshqirë që të mos dallohej çfarë po ndodhte. As kamerat nuk e fokusuan.

Gjithsesi një foto e publikuar në rrjetet sociale treguan se ai është zgjuar dhe tashmë është nën kontrollin e rreptë të mjekëve.

Të gjithë shpresojnë që mesfushori i Danimarkës dhe Interit të bëhet mirë sa më parë. Ai është shtruar në spital dhe priten zhvillime të tjera.