Chelsea, Napoli dhe Bayerni të interesuar për Ronaldon

Chelsea, Napoli dhe Bayerni të interesuar për Ronaldon

Cristiano Ronaldo e ka shprehur haptazi dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United.

Ardhja e Erik ten Hag duket se nuk e ka bindur portugezin për ndonjë projekt më serioz nga “Djajtë e Kuqë”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të tij, në mënyrë që ta bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen, transmeton lajmi.net.

Bayern Munich, Napoli dhe Chelsea janë shprehur të interesuar për lojtarin.

“Blutë” e Londrës janë më këmbëngulës për futbollistin i cili me shumë gjasë mund të ndërrojë ambient gjatë verës