Chelsea ka gati 56 milionë euro për Cavanin

Klubi anglez, Chelsea është gati të nis një ofertë të lartë për për sulmuesin uruguaian të Pairis Saint-Germain, Edinson Cavani.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, Blutë janë gati të bëjnë një ofertë dramatike prej 50 milionë funtesh apo rreth 56 milionë euro për Cavanin.

Kjo pasi sulmuesi uruguaian shihet si një përpjekje për të zgjidhur problemet e tyre të shënimit.
Maurizio Sarri është i interesuar në Cavanin, i cili ishte nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë franceze kur u transferua në PSG nga Napoli gjashtë vjet më parë.