Chelsea interesohet për Bennacerin

Chelsea interesohet për Bennacerin

Skuadra e Chelseat ka shprehur interesim për mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer përcjell “Calciomercato” të martën.
Bëhet e ditur se klubi londinez po planifikon transferimin e marokenit gjatë afatit kalimtar të janarit. Për kartonin e tij, Chelsea është gati të ofrojë rreth 30 milionë euro. 24-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira tek ekipi italian dhe po pëlqehet shumë nga drejtuesit e Chelseat.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, mesfushori defensiv ka një asistim.

Bennacer është pjesë e Milanit prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Empoli dhe me kampionin në fuqi të Italisë ka kontratë deri në vitin 2024.