Chelsea heq dorë nga Isco

Chelsea heq dorë nga Isco

Sipas Daily Mail, skuadra Chelsea duket se nuk është e interesuar më për të nënshkruar kontratë me mesfushorin Isco.

Kjo për shkak se mesfushori spanjoll i ka shtuar kërkesat e tij në momentin kur skuadra franceze Paris Saint-Germain ka shprehur interesim në të, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Isco është i pakënaqur në Real Madrid për shkak se trajneri Santiago Solari, në shumë raste nuk e ka futur mesfushorin në lojë.