Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

Chelsea fiton derbin ndaj Tottenhamit

Chelsea është kthyer te fitorja në Premier League. Të dielën në “Stamford Bridge”, skuadra e udhëhequr nga trajneri Thomas Tuchel, fitoi derbin londinez ndaj Tottenhamit me rezultatin 2:0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Sulmuesi anësor, Hikam Ziyech, realizoi në minutën e 47-të një gol të bukur për të kaluar në epërsi Chelsean.

Vetëm shtatë minuta më vonë Thiago Silva dyfshoi epërsinë. Ai realizoi gol me goditje me kokë.

Pas dy golave të pësuar Tottenhami krijoj raste shënimi por nuk e gjeti golin.

Me këtë fitore Chelsea pozicionohet në vendin e tretë me 47 pikë derisa Tottenhami është në pozitën e shtatë me 36 pikë. /Kohanet/