Charles Michel sot vjen në Shkup

Charles Michel sot vjen në Shkup

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot arrin në Shkup në kuadër të bisedimeve për propozimin francez për kornizën negociuese. Këtë e kanë konfirmuar për MIA-n burime të larta diplomatike të BE-së, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, përcjell SHENJA.
Qëllimi i vizitës së Michel është të tregojë mbështetjen e BE-së për propozimin francez dhe të konfirmojë përkushtimin e unionit për integrimin e Maqedonisë së Veriut.