Çfarë fillim për Ferrarin, fiton Leclerc, Sainz i dyti

Çfarë fillim për Ferrarin, fiton Leclerc, Sainz i dyti

Piloti i Ferrarit, Çarlls Lekler ka fituar garën e parë të sezonit të ri në Formula 1, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Bahreinit. Leklerk e mbylli garën i pari me kohën 1 orë e 37 minuta e 33 sekonda, duke lënë pas vetes shokun e skuadrës, Karlos Sajnc. Të dy pilotët e Ferrarit dominuan këtë pistë, ndërsa Luis Hamilton u ndal në vendin e tretë. Top 10-shja në këtë garë u kompletua me Rasel, Magnusen, Botas, Okon, Cunoda, Alonso dhe Zhu. Kampioni në fuqi, Maks Verstapen e mbylli garën në xhiron e 55-të, pasi humbi fuqinë e makinës. Gara e radhës në Formula 1 do të zhvillohet në Arabinë Saudite në pistën e Xhedas me 27 mars. /SHENJA/