Çfarë dështimi! I kushtoi 60 milionë Realit, shkon falas te Fiorentina

Çfarë dështimi! I kushtoi 60 milionë Realit, shkon falas te Fiorentina

Luka Jovic është zyrtarisht futbollist i Fiorentinës. Sulmuesi serb largohet si dështim nga Reali i Madridit, për të nisur një përvojë të re në Serinë A.

Formula që dy skuadrat kanë përdorur në  këtë operacion është si më poshtë: klubi vjollcë merr kartonin e sulmuesit, por në rast rishitjeje, Reali do të përfitojë 50% të vlerës. Me pak fjalë, lojtari që i kushtoi Realit plot 60 milionë euro shkon falas në Firence. Me Fiorentinën, Jovic do të jetë i lidhur deri në vitin 2024.

Jovic, i cili kishte një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025, mbërriti në ekip në vitin 2019 dhe nënshkroi për gjashtë sezone. Transferimi i tij u vlerësua në 60 milionë plus pesë në variabla. Megjithatë, performanca e tij nuk ka qenë siç pritej që kur zbarkoi në “Bernabéu” nga Eintracht Frankfurt.