Çekia merr presidencën e BE-së, Kovaçevski: Po shqyrtojmë propozimin francez!

Çekia merr presidencën e BE-së, Kovaçevski: Po shqyrtojmë propozimin francez!

Republika çeke merr sot presidencën e radhës së BE-së, dhe listën e prioriteteve të radhës së saj për të udhëhequr Këshillin e Bashkimit Europian e ka të gjatë, por zgjerimi i bllokut nuk është lart në axhendë.

Në krye të listës, Praga do të ketë Ukrainën. Pas Polonisë, Çekia është vendi i BE-së që mbështet më fort Kievin, ku ka dërguar armë përfshirë dhe tanke, e ka strehuar edhe 350 mijë refugjatë ukrainas. Me këtë në mendje, Parisi zyrtar nxitoi të përmbushte kërkesën e Shkupit për të modifikuar propozimin e tij në ditën e fundit të presidencës franceze, ashtu siç kishte kërkuar pala e Maqedonisë, duke pranuar disa nga vërejtjet e saj.