Casilla i Realit transferohet te Leedsi

Casilla i Realit transferohet te Leedsi

Real Madridi ka zyrtarizuar largimin e parë nga skuadra në afatin kalimtar të janarit.

Kiko Casilla është lojtari më i ri i Leeds United.

Portieri, i cili u ble nga Espanyoli verën e vitit 2015 për 6 milionë euro, nuk arriti të bëhej thuajse asnjëherë protagonist me fanellën e “Los Blancos”.

Ardhja këtë sezon e Thibaut Courtois, e shndërroi në portier të tretë dhe largimi ishte i pashmangshëm.

Tashmë, 32-vjeçari do të vijojë karrierën e tij në Championship me ekipin e Leeds, që drejtohet nga Marcelo Bielsa.

Detajet e transferimit ende nuk janë publikuar, por largimi i portierit është zyrtarizuar edhe nga klubi i Realit.