` . Carovska: Është e mundur mësimdhënësit të punojnë nga shtëpia, të mos ngrohet klasë për një mësues - TV SHENJA

Carovska: Është e mundur mësimdhënësit të punojnë nga shtëpia, të mos ngrohet klasë për një mësues

Ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska ka deklaruar se po shqyrtojnë mundësinë mësimdhënësit të ligjërojnë online nga shtëpia me qëllim racionalizimin e mjeteve.

“Biseduam me krerët e komunave, të mos shpenzojmë para për ngrohjen e klasave për një mësimdhënës dhe me ata para të blihen pajisje IT”, ka thënë ministrja, përcjell SHENJA.

Rreth kërkesave për mbajtje të mësimit me prezencë fizike, ministrja porositi se po ndiqen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa me bojkotin e mësimit, humbin nxënësit ka thënë ajo.