Çarls Leklerk fiton garën për Çmimin e Madh të Austrisë

Çarls Leklerk fiton garën për Çmimin e Madh të Austrisë

Piloti i Ferrarit, Çarls Leklerk ka fituar garën për Çmimin e Madh të Austrisë të zhvilluar në kuadër të kampionatit në Formula 1. Leklerk doli të jetë më i mirë se Maks Verstapeni, të cilin e la pas vetes, me pilotin e Redbullit që përfundoi i dyti. Podiumi u plotësua me Luis Hamiltonin e Mercedesit. Serhio Perez e mbylli garën para kohe, pas një përplasje me Xhorxh Rasell. Në klasifikimin e përgjithshëm vazhdon të kryesojë Verstapeni, ndërsa tani pas tij në vend të dytë është Leklerki i Ferrarit. Gara e radhës në Formula 1 është programuar pas dy jave, e cila do të zhvillohet në Francë.