Calhanoglu pa filtra: Ibra nuk ka kontribuar për titullin e Milan, derbin e humbëm prej Inzaghit!

Calhanoglu pa filtra: Ibra nuk ka kontribuar për titullin e Milan, derbin e humbëm prej Inzaghit!

Hakan Calhanoglu është rrëfyer pa filtra në një intervistë të fundit dhënë për Tivibu Spor. Mesfushori i Inter ka preferuar të mos i kundërpërgjigjet Zlatan Ibrahimovic, me këtë të fundit që e thumboi pas titullit të fituar me Milanin. Calhanoglu u shpreh se Ibra tashmë është në moshën 40-vjeçare dhe disa gjeste nuk i shkojnë për shtat, ndërsa nuk ngurroi të drejtonte gishtin edhe nga trajneri Simone Inzaghi si shkaktarin kryesor të disfatës në derbin e dytë sezonal ndaj Milanit.

“Ibra nuk është më 18-vjeç, por një burrë 40-vjeçar. Unë të isha në moshën e tij, nuk do t’i bëja gjeste të tilla. Edhe pse nuk ka luajtur shumë këtë sezon, nuk ka kontribuar në titullin e Milanit. Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, por mua nuk më intereson. Ka shkruajtur për mua edhe në librin e tij, por mirë ka bërë pasi përndryshe libri do të ishte bosh. Nuk i përgjigjem aspak atij.

Derbi i humbur në fazën e dytë? Interi është shumë më i fortë se Milani dhe ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75, kur rezultati ishte 1-0 për ne. Inzaghi më zëvendëson mua dhe Perisic, ia kam thënë trajnerit se me lëvizjet e tij ka kontribuar tea ajo disfatë. Megjithatë, Inzaghi është një person shumë i mirë dhe që kupton shumë nga futbolli. I qëndron afër skuadrës, ai këmbënguli për transferimin tim dhe ka qenë vendimtar”, u shpreh Calhanoglu. /SS/