Caktohet masë paraburgimi për 17 të dyshuar për sulmin terrorist në Istanbul

Caktohet masë paraburgimi për 17 të dyshuar për sulmin terrorist në Istanbul

Është caktuar masa e paraburgimit për 17 të dyshuar, përfshirë terroristen Ahlam Albashir, lidhur me sulmin terrorist me bombë në lagjen Beyoğlu të Istanbul-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtatëmbëdhjetë persona, përfshirë vendosësen e bombës Albashir, për të cilët ka përfunduar marrja në pyetje, janë dërguar në paraburgim.

Gjithsej 49 të dyshuar, të cilët pas përfundimit të procedurave në polici u transferuan në gjykatë, u morën në pyetje nga 29 prokurorë publikë të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Istanbul-it.

17 të dyshuarit, përfshirë Albashir, akuzohen nga prokuroria për veprat penale “prishje e unitetit të shtetit dhe integritetit të vendit”, “vrasje me paramendim” dhe “ndihmë për vrasje me paramendim”.

Prokuroria vendosi për lirimin e tre të dyshuarve me kushtin e kontrollit gjyqësor, ndërsa 29 të tjerë t’i deportojë.

Ndryshe, 6 persona humbën jetën dhe 81 u plagosën nga sulmi me bombë në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim më 13 nëntor.