Çairi mposhtet minimalisht nga Istogu, kualifikimi vendoset nesër

Çairi mposhtet minimalisht nga Istogu, kualifikimi vendoset nesër

Klubi i Hendbollit Çair për femra sot u mposht nga Istogu me rezultatin minimal 34:33 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Vashat e trajnerit Basri Latifi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë dhe arritën që deri në minutën e 20-të të luajnë si të barabarta me kundërshtarin i cili ka më shumë përvojë në garat evropiane. Më pas skuadra kosovare arriti të shkëputej gradualisht, me pjesën e parë që u mbyll me shifrat 17:14.

Fundi i takimit rezultoi të jetë interesant, pasi Çairi ngushtoi diferencën, megjithatë nuk arrriti që të barazojë shifrat, me Istogun që fitoi takimin me rezultatin ë përgjithshëm 34:33. Ndryshe hendbollistja më efikase në radhët e Çairit ishte Teodora Gulicoska e cila shënoi 10 gola. Ndeshja e kthimit në mes Çairit dhe Istogut luhet nesër me fillim në orën 17:00. /SHENJA/