Çair fiton edhe në kampionat, mund WHC Shampion

Çair fiton edhe në kampionat, mund WHC Shampion

Ekipi i hendbollit për femra Çair pas triumfit në kupat Europiane është rikthyer për të luajtur në kampionatin vendor dhe mbrëmjen e sotme triumfoi përballë WHC Shampion.

Ekipi Çairit shënoi fitore me rezultat 36:29 ndaj Shampionit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e femrave të Maqedonisë së Veriut.

Elizaveta Chkhaidze me dhjetë gola dhe Miklehidze Mariami me nëntë gola ishin më efikase në radhët e ekipit fitues.