` . Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoninë e Veriut - TV SHENJA

Bytyqi: Është përmirësuar standardi i jetesës në Maqedoninë e Veriut

Zv.kryeministri i Çështjeve Evropiane Fatmir Bytyqi, në “Sitel” deklaroi se standardi i jetesës është dyfishuar në vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

“Standardi i jetesës është dyfishuar në vitet e fundit. Në vitin 2013, ishte e nevojshme 3.2 paga minimale për të mbuluar shportën e konsumatorit, për të cilën po flasin sindikatat. Në vitin 2017, me rritjen e pagës minimale, gati një pagë minimale ishte e nevojshme më pak, ndërsa në vitin 2021, pavarësisht nga fakti që paga minimale u rrit me vetëm rreth 200 denarë, në këtë moment nevojiten 2.2 paga minimale për të mbuluar shpenzimet e një shporte për një familje prej katër vetash”, u shpreh Bytyqi Bytyqi për “Sitel”.