Bytyqi: 700 mijë qytetarë janë larguar nga Maqedonia e Veriut brenda tetë viteve!

Bytyqi: 700 mijë qytetarë janë larguar nga Maqedonia e Veriut brenda tetë viteve!

Zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi ka deklaruar se numrat e ikjes së popullsisë nga Maqedonia e Veriut janë alarmante.
“Një e dhënë që sot e dëgjuam, që nga viti 2011 deri në vitin 2019 nga vendi ynë janë larguar 700 000 qytetarë, ose çdo i katërti ka ikur nga shteti. Edhe pse ky trend është ulur në periudhën e kovidit edhe më tej për fat të keq paraqet problem serioz jo vetëm për bartësit e funksioneve publike dhe krijuesit e politikave por edhe për të gjithë shoqërinë”, ka deklaruar Bytyqi.