Burri nga Afrika e Jugut mbërrin në Mekë pasi eci 13 mijë kilometra për tre vjet

Burri nga Afrika e Jugut mbërrin në Mekë pasi eci 13 mijë kilometra për tre vjet

13 mijë kilometra.

Nga Afrika e Jugut e deri në Mekë,

Këtij burrit iu deshtën tre vjet për të mbërritur në Mekë.

E pasi arriti qëllimin, afrikano-jugori tregoj për eksperiencën e tij.

Ai u shpreh i lumtur që pas shumë sakrificave më në fund e arriti qëllimin e tij.

Saheed tha se ishte nisur në gushtin e vitit 2018-të nga vendlindja e tij në Cape Town.

Ai ka përshkuar në këmbë ose me mjete të rastit vende si: Zimbabve, Tanzania e Kenia para se të arrinte në Palestinë, ku ishte detyruar të frenonte udhëtimin prej izolimit e kufizimeve të COVID-19.

Burri nga Afrika e Jugut tha se për një vit e gjysmë kishte qëndruar në Palestinë pasi kufiri i këtij shteti ishte i mbyllur.

“Duhet të ndaloja në Palestinë për një vit e gjysmë, dhe pas rihapjes së kufirit vijova drejt Libanit, më pas në Medina dhe më pas në Mekë.”

Saheed u bashkua me qindra pelegrinë të tjerë që udhëtonin drejt Mekës, pas hapjes së qytetit ndaj fluksit të vizitorëve.

Në pelegrinazhin e këtij vitit janë lejuar 1 milion për ta vizituar Mekën, 850 mijë prej tyre do të jenë të huaj.

Pelegrinazhet pritet të gjenerojnë të ardhura të shumta për Arabinë Saudite teksa besimtarët me veshjet e bardha vërshojnë në dyqanet e suvenireve e restorantet në qytetin me dy milionë banorë, shkruan Dailystar përcjell Klankosova.tv