Burimet shqiptare mbi masakrën e vitit 1921 në Keçekollë dhe Prapashticë

Burimet shqiptare mbi masakrën e vitit 1921 në Keçekollë dhe Prapashticë

Sekretari politik i Prefekturës së Prishtinës, Mahmut Çela, përmes dy shkresave sekrete nr. 69 dhe 117, të datës 5 janar 1943, njoftonte Ministrinë për përpilimin e listave të shqiptarëve të masakruar nga serbët dhe bullgarët në përgjithësi në hapësirën e asaj prefekture nga viti 1912 e këndej, si dhe për hetimet e hollësishme mbi masakrën serbe të kryer në vitin 1921 në Keçekollë dhe Prapashticë, të cilës ia bashkangjet dy lista.

Shkruan: Qerim LITA, Shkup

Në janar të këtij viti u mbushën plot 101 nga masakra e njohur e Keçekollit dhe Prapashticës, vepër barbare e kryer nga xhandarmëria serbe. Doke iu referuar gazetave të kohës, “Hak” dhe “Pravda”, Prof. Dr. Jusuf Osmani thekson se vetëm në Keçekollë ishin vrarë e masakruar 490 persona, përfshirë këtu gra, pleq e fëmijë. Ndërkohë, sipas kujtimeve të banorëve të përcjella brez pas brezi, në këto dy vendbanime janë vrarë e masakruar rreth 1200 banorë.

Që në fillim më duhet të them se për masakrën e Keçekollit dhe të Prapashticës opinioni i gjerë shqiptarë është informuar gjerësisht nga studiuesi Ramadan N. Ibrahimi, i cili në vitin 1996 e botoi librin “Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë” (botimi I), ndërsa në vitin 2011 e bëri edhe botimin e dytë. Nisur nga kjo, në këtë numër të revistës SHENJA do të publikohen disa dokumente arkivore, të hartuar gjatë vitit 1942-1943, të cilat ruhen me përkushtim në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Në to, siç do të shohim në vazhdim, flitet për krimet dhe barbarizmat sllave (serbe e bullgare) në Kosovë e në trevat lindore në përgjithësi, e të masakrës serbe të vitit 1921 në Keçekoll e në Prapashticë në veçanti.

Më 1 tetor të vitit 1942, Ministria e Punëve të Brendshme u lëshoi një qarkore prefekturave të Prishtinës, Shkodrës, Dibrës, Prizrenit dhe të Pejës, përmes së cilës kërkonte që drejtuesit politikë të atyre qarqeve që, në bashkëpunim me intelektualët, në radhë të parë me mësuesit, të grumbullojnë të dhëna të detajuara për barbarizmat sllave (serbe, malaziase dhe bullgare) kundër popullsisë shqiptare në Kosovë dhe në trevat lindore nga viti 1912 e deri në shpërbërjen e Mbretërisë Jugosllave dhe bashkëngjitjen e atyre tokave me Shtetin Shqiptar. Lidhur me këtë, nënministri i punëve të Brendshme, Feridon Minaroli, i porosiste drejtuesit politikë të prefekturave të sipërpërmendura, që pasi ta studiojnë “përmbajtjen e qarkores” të ftohen për bashkëpunim autoritetet vendore: “…për të mbledhun faktet dhe dokumentat e nevojshem në mënyr qi Ministrija në fjalë ti arrij plotësimit të qëllimit n’iteres Kombëtar. Njikohësisht çdo veprim mbi sa sipër ti njoftohet këtij Drejtorat Kombëtar rreth informatave qi do të mblidhen mbi çështje në fjalë”.

Rrjedhimisht, sekretari politik i Prefekturës së Prishtinës, Mahmut Çela, përmes dy shkresave sekrete nr. 69 dhe 117, të datës 5 janar 1943, njoftonte Ministrinë për përpilimin e listave të shqiptarëve të masakruar nga serbët dhe bullgarët në përgjithësi në hapësirën e asaj prefekture nga viti 1912 e këndej, si dhe për hetimet e hollësishme mbi masakrën serbe të kryer në vitin 1921 në Keçekollë dhe Prapashticë, të cilës ia bashkangjet dy lista: listën e 477 shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga ushtria dhe komitët serbë në fshatrat Keçekollë dhe Prapashticë, si dhe listën prej 43 kriminelëve serbë (në mesin e tyre edhe një shqiptar) të cilët e kanë kryer masakrën e Keçekollit dhe të Prapashticës. Duhet shtuar këtu se lista prej 477 personave përbënte vetëm numrin e të identifikuarve e jo edhe numrin e plotë të të masakruarve, i cili, siç u tha më lart, ishte shumë më i madh.

Gjithnjë sipas Çelës,    serbët, pasi i kanë masakruar shqiptarët, në këto dy vendbanime kanë vendosur kolonë serbe, të cilët kanë qëndruar deri në kapitullimin e Mbretërisë Jugosllave, ku siç dihet pjesa më e madhe e Kosovës, përfshirë edhe këto dy fshatra, iu bashkua Shtetit Shqiptar. “…Mbas kësaj date, shkruante Çela, shqiptarët që kishin mujtë me shpëtue nga masakrimi i sipërm, u kthyen prap në tokat e veta dhe, mbassi mblodhën serbët u thanë: Ju dikur keni pushkatue etnit e far-e-fisin tonë vetëm sepse ishin shqiptarë e dëshirojshin me jetue në këto toka qishin të tyne. Edhe ne sot kemi të drejtë me ju pushkatue të gjithë, por burrnija shqiptare nuk na lejon ta bajmë kët gja, sepse ju nuk jeni në gjendje me u mprojtë dhe ndodheni në ndore tonë. Po ju falim pra; e bile po ju lejojmë të merrni edhe gjithë pasuninë e lujtëshme e gjanë e gjallë që keni fitue në pasuninë t’onë dhe po ju përcjellim deri në kufi të vendit t’uej’…”. Siç u tha më lart, këto dokumente gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, fondi 164. Në vazhdim po i botojmë të plota dhe në mënyrë origjinale.

 

* * *

 

1

 

QARKORE e Ministrisë së Punëve të Brendshme dërguar më 1 tetor1942, prefekturave: Prishtinë, Shkodër, Dibër, Prizren dhe Pejë

 

Nr. 33742

SHKURTIM:

Mbi barbarizmat sllave

Kundra shqyptarëve

 

Kjo Ministri dishron me qenë e informueme mirë mbi barbarizmat që sllavët kanë bamë kundra elementit Shqiptar në tokat e sundueme prej tyne, qyshë prej vjetit 1912 dhe që sot i janë aneksue Mbretnis s’onë.-

Për këtë gja duhet të vehemi në kontakt me pjesën intelektuale t’atyne vendeve dhe të personave që mund t’ju përshkruejnë besnikrisht ngjarjet e ndryshme.-

Këto informata që duhen të nxjerren me njifarë fakti, duhet të jenë të bazueme në fakte e në dokumenta.-

Prandej lutemi na dërgoni për çdo ngjarje nga nji përshkrim të hollësishëm dhe të përpikët, tue shënue n’atë datën, vendin dhe mundësisht emnat e të gjithë atyne të munduemvet e të masakruemvet gjatë 30 e ca vjetve të sundimit sllav n’ato vise si dhe mundësisht t’atyne që i kan bamë këto masakrime kundra Shqyptarvet.-

Shtojmë se organet e Partisë dhe ato t’arsimit nuk kanë me u kursye me ju ndihmue në sigurimin e këtyne kërkimeve për shka i kemi shkrue dhelutë Ministritë e naltë-përmenduna.-

MINISTRI”

2

 

SHKRESA nr. 1 e sekretarit politik të Prefekturës së Prishtinës, Mahmut Çela, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë

“Protokollë Nr. 69/Res. Sek. Personale Prishtinë, 5 janar1943-XXI

Gjegje Nr. 2/Res. Sekr.Pers

datë 1/10/942-XX

 

Në bashkëpunim me intelektualët e vendit e të rretheve, kemi përpilue listat e shqiptarëve të masakruem prej serbëve ase bullgarëve nga viti 1912 e këndej.

Listat janë të plotësueme me të gjitha ato shënime që kemi mujtë me gjumtue dhe besojmë se mund të shërbejnë si pasqyra persekutimesh të ndryshme që sllavët kanë ba herë-mbas-here kundër banorëve kombësijeshqiptare, të kësaj krahine.

Sekretari

(Mahmut Çela)”

 

 

3

 

SHKRESA nr. 2e sekretarit politik të Prefekturës së Prishtinës, Mahmut Çela, dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë

“Protokollë Nr. 117/Res. Sekrete personale Prishtinë, 5 janar 1943-XXI

Gjegje Nr. 3/Res. Sekr. Pers.

datë 1/10/942-XX.

 

Kemi ba hetime t’imta mbi sa kërkohet me të sipërmen dhe rezulton se:

“Në vjetin 1921, nji kompani gjindarmësh serbë, t’udhëhequn nga personat e shënuem në listën e bashkë-lidhun nr. 2, kanë rrenue krejtësisht katundet Prapashticë dhe e Keçekollë të Komunes Koliq të kësaj krahine (atëherë lidhun me N/Prefekturën e Llapit që tash ndodhet përtej kufinit t’onë).

Mbassi kanë djegë shpi-për shpi katundet e sipërme, për të plotësue barbarizmën e tyne, serbët kanë mbledhë të gjithë ata banorë që nuk kishin mujtë me ikë – ma e shumta pleq, gra e fëmijë – dhe i kanë masakrue së bashku, tue e spastrue krejtësisht vendin nga banorët kombësije shqiptare.

Numri aproksimativ e të masakruemve që kemi mujtë me identifikue arrin në 477 dhe emnat e tyne përmblidhen në listën nr. 1 që bashklidhet.

Në këto katunde, jugosllavët mandej kanë vendosë familje serbe të cillat kanë qendrue deri në vitin 1941, domethanë deri kur katundet e sipërme iu bashkuen Shqipnis. Mbas kësaj date, shqiptarët që kishin mujtë me shpëtue nga masakrimi i sipërm, u kthyen prap në tokat e veta dhe, mbassi mblodhën serbët u thanë:

“Ju dikur keni pushkatue etnit e far-e-fisin tonë vetëm sepse ishin shqiptarë e dëshirojshin me jetue në këto toka qishin të tyne. Edhe ne sot kemi të drejtë me ju pushkatue të gjithë, por burrnija shqiptare nuk na lejon ta bajmë kët gja, sepse ju nuk jeni në gjendje me u mprojtë dhe ndodheni në ndore t’onë. Po ju falim pra; e bile po ju lejojmë të merrni edhe gjithë pasuninë e lujtëshme e gjanë e gjallë që keni fitue në pasuninë t’onë dhe po ju përcjellim deri në kufi të vendit t’uej”.

Kështu i përcuellën serbët dhe shqiptarët u vendosën përsëri në tokat etyne

Sekretari

(Mahmut Çela)”

 

4

“LISTA nr. 1: Shqiptarë të vramë në mënyrë barbare nga ushtrija sërbe o komitash në vjetin 1921

  1. a) Lista e të masakruarëve të fshatit Keçekollë: Adem Emrullah – imam i katundit, Mustafa Ademi – kryetar komune, Mehmet Ademi, Mihane Emini, Hasime Rama, Feride Mehmeti, Selime Adem, Tahire Adem, Fahrije Adem, Mihrije Mehmet, Selman Ahmet, Naman Ahmet, Uka Avdullah, Bajram Sejdi, Sherif Fejzullah, Rexhep Fejzullah, Adem Halil, Ram Halil, Hetem Halil, Hajdin Misin, Sadik Misin, Sadri Sadik, Ram Brahimi, Behram Brahim, Imer Allan, Nazif Asllan, Sala Asllan, Hanife Imer, Hasan Ademi, Hakë Adil, Adem Ahmet, Selim Hyseni, Hazir Shabani, Ali Ahmeti, Adem Bislim, Rama Ademi, Bislim Ademi, Musa Ademi, Sherif Alia, Shahin Jahir, Abedin Minishi, Halil Abedini, Idriz Abedini, Mihane Abedini, Hysen Abedin, Rabije Ramadani, Nazife Emini, Rifet Emini, Nefize Emini, Ibrahim Munishi, Sula Ibrahim, Xhemail Brahim, Rahim Brahimi, Habibe Sula, Elez Sula, Habibe Sula, Begishe Brahim, Rahim Dini, Ajet Ahmeti, Vesel Ahmeti, Hazir Halili, Rexhep Halili, Azem Hazir, Dil Hazir, Xhemail Hazir, Qamil Hazir, Sinan Sadik, Shaban Sadik, Asllan Sadik, Sala Sinan, Hamide Asllan, Bejtullah Islam, Nexibe Bejtullahi, Naile Bejtullah, Kasim Sadik, Shaban Kasim, Zethane Kasim, Zule Kasim, Kadri Sadrija, Arif Sadri, Shaban Kadri, Ajete Kadri, Gjyle Arifi, Hazir Ademi, Beqir Hazir, Zelihane Hazir, Mihane Haziri, Shaban Naman, Sahit Ademi, Riza Sahiti, Shaban Sahiti, Hyra Sahiti,Reshit Azemi, JasharReshit, Qerim Reshit, Ramadan Rashit, Azem Rashit, Hasime Reshit, Kada Reshit, Zeqir Hyseni, NuhaZeqiri, Hyra Zeqiri, Fatime Zeqiri, Jakup Hyseni, Fetah Jakupi, Ajet Jakupi, Abdullah Jakupi, Salih Jakupi, Hajrije Jakupi, Haka Jakupi, Mehmet Maliqi, Hasime Mehmeti, Refiqe Maliqi, Sula Osmani, Latif Sula, Beqir Sula, Zejnije Sula, Salih Sula, Bahtije Sula, Hasan Hasani, Mihane nëna e Hasanit, Mihane Hasani, Zejnije me 10 anëtarë, Avdi Selmani, Adem Limani, Adem Selmani, Isuf Bajrami, Selim Zejnullahu, Sherif Liman, Sadik Emini, Uka Mehmet, Sheqir Brahimi, Fejzullah Selimi, Bajram Bajrami, Xhafer Abazi, Ajet Brahimi, Jashar Sula, Hysen Jashari, Islam Jashari, Ismail Jashari, Ahmet Sadiku, Ajet Ahmeti, Salih Imeri, Salih Azemi, Bajram Avdija, Hetem Alija, Ismail Alija, Azem Abdullahi, Sula Imer, Adem Zejnullahi, Liman Zejnullahi, Arif Zejnullahi, Selim Abdullahi, Shaban Abdullahi, Musli Alia, Dil Alia, Islam Hyseni, Isuf Islami, Sahit Islami, Fetah Azemi, Lah Rahmani, Pajazit Et-hemi, Maliq Behrami, Sejdi Limani, Masli Sejdi, Selim Halimi, Dibran Ahmeti, Sinan Ahmeti, Xhemail Fazli, Rahman Fazlia, Ajet Fazlia, Imer Jakupi, Jakup Jonuzi, Hyjrullah Hyseni, Beqir Ruhani, Hamit Beqiri, Ismail Ahmeti, Osman Isufi, NezirSula, Emin Rahmani, Behram Emini, Naman Rustemi, Jahir Rustemi, Hajrullah Arifi, Et-hem Beqiri, Rashit Xhemaili, Ismail Namani, Adem Brahimi, Sherif Brahimi, BeqirAzemi, Zeqir Azemi, Jahir Zeka, Sula Namani, Hajriz Uka, Sula Sejdi, Sulejman Islam, Fetah Munishi, Imer Isufi, Adem Isufi, Fazli Halili, Musli Halili, Lush Ajeti me anëtarët e familjes, Dulaman Uka, Sahit Ademi, Sherif Sadiku, Kadri Sadrija, Ibrahim Munishi, Sul Ibrahimi, Rexhep Rahmani, Bejtullah Uka, Osman Selmani, Jahir Zejneli, Liman Jahiri, Tush Idrizi, Sul Osmani, Adem Rahmani, Haxhi Mehmeti, Sherif Limani, Adem Halili, Sadik Misini, Islam Ibishi, Rama Ibrahim, Fazli Halili, Musa Halili, Zeqir Hyseni, Pajazit Azemi, Ramadan Hysen, Avdi Rama, Behram Behrami, Rahim Brahimi, Sahit Muslia, Mustafa Musli, Mehmet Rahmani, Brahim Sahiti, Ram Brahimi, Zejnullah Brahimi, Behlul Hamiti, Fejzullah Selimi, Hasan Ademi, Behlul Sula, Nuredin Ruhani, Ramadan Beqiri, Musli Beqiri, Hasan Beqiri, Hajdar Beqiri, Islam Ibishi, Musa Halil, Xheladin Ahmeti, Lushi Ahmeti dhe Hazir Agushi. (gjithsej 253 – Q. L.).
  2. b) Lista e të masakruarëve të fshatit Prapashticë: Rama Jahir, Hajrije nëna e Ramës, Jahir Jahiri, Shaha kunataeRamës, Hatixhe Jahiri, Zyhra Jahiri, Arife Jahiri, Hateme Jahiri, Zaha Jahiri, Ibish Murati, Adem Ibishi, Murteza Ibishi, Bahtije Ibishi, Xhemaile Ibishi, Azem Fejza, SulaAzemi, Rahman Azemi, Gjyzide Azemi, Imer Azemi, Behlul Fazlia, Qamile Fazli, Bajram Qerimi, Iljaz Bajrami, Brahim Haziri, Murat Mehmeti, Ziza nëna e Muratit, Mehmet Murati, Ferat Murati, Hamide Murati, Ramize Murati, Mihrije Adili, Hajrije Adili, GjyleAdili, Adem Bilalli, Zyla nëna e Bilallit, Behram Ademi, Hasan Bilalli, Rahman Namani, Qamile Rahmani, Hamide Rahmani, Bejtush Sadrija, Sahide Sadrija, Hyra Sadri, FazileSadri, Halime Sadrija, Zejnije Bejtushi, Mehmet Miftari, Rama Miftar, Ali Zeqiri, Hasime Arifi, Ismail Arifi, Abaz Aliu, Beqir Bajrami, Nezir Bajrami, Gjyle Beqiri, Zarife Beqiri, Deli Salihi, Hyra Deli, Mihane Deli, Rexhep Zeneli, Jashar Rexhepi, Qerim Fejza, Jahir Fejza, Shahin Rexhepi, Bajram Qerimi, Ajsheqerimi, Sali Rexhepi, Brahim Halili, Beha Halili, Hajdin Zejnullahi, Fazike Hajdin, Rustem Hajdini, Zejnullah Ahmet, Shaban Hajdari, Jetullah Hajdari, Selman Zejnullah, Azemine Zejnullah, Rexhep Bajrami, Brahim Avdija, Hajrullah Beqiri, Hamdi Sheqiri, Hamide Sheqiri, Raza Hamidi, Brahim Zejneli, Jashar Zejneli, Hatixhe Brahimi, Shaban Brahimi, Ajete Zejneli, Nazife Zejneli, Zejnije Zejneli, Zylfije Zejneli, Sali Rama, Abedin Salihi, Dul Salihi, Qamile Salihi, Halife Salihi, SherifeDauti, Bislim Sejdia, Fahrije Sejdia, Hava Bislimi, Rustem Asllani, Shaban Rustemi, Xhafer Abazi, Nurtez Zejnullah, Sahit Zejnullah, Tahire nëna e Muratit, Rabije Zejnullah, Arif Selimi, Sala Hetem, Hajrije Hetemi, Rama Uka, Hafize Hetemi, Gjyle Hyfyzi, Islam Hajdari, Miftar Hajdari, Demir Jahiri, Hysen Hasani me 7 anëtarë të familjes, Hajdin Nimani, Sali Zymberi, Rahman Musa, Azem Rahmani, Hafize Rahmani, Hajrije Rahmani, Shaha Azemi, Ahmet Mustafa, Fazli Iljazi, Pashi Ahmet, Zejnie Ahmeti, Naile Ahmeti, Gjyzide Ahmeti, Fazile Mehmeti, Aziz Mehmeti, Halime Mehmeti, Isuf Hasani, Nezir Hasani, Sefedin Salihi, Selim Sefedini, Osman Zejneli, Zeqir Tahiri, Jahir Neziri, Brahim Tahiri, Sahit Fetahu, Hamit Fetahu, Bejtullsh Hamit, Zejnel Brahimi, Ruhan Emini, Ali Avdullah, Feriz Qerimi, Hafiz Qerimi, Rahman Beqiri, Isuf Rahmani, Bali Beqiri, Ahmet Beqiri, Zejnullah Zejnel, Misin Halil, Qazim Fetahu, Safije Qazimi, Hatixhe Qazim, Fetah Qazimi, Adem Qazimi, Behram Ademi, Shaqir Ademi, Kadri Fejzullah, Sadik Durmish, MustafaDurmishi, Idriz Durmishi, Musli Zejnullahi, Brahim Sula, Selim Sula, Ramadan Sula, Bejta Rama, Abdil Demiri, Rustem Demiri, Ali Haliti, Adem Haliti, Kajtaz Abdyli, Halit Kajtazi, Zymber Kajtazi, Zejnie Kajtazi, SherifKajtazi, Mehreme Kajtazi, Adem Haziri, Mehmet Haziri, Syla Bahtir, Jakup Bahtiri, Naman Beka, Rexhep Bilalli, Lah Rahmani, Vesel Ahmeti, Syla Zejnullah, Aziz Jahiri, Hajriz Jahiri, Hajredin Salihi, Osman Uka, Arif Abazi, Miftar Sherifi, Beqir Rama, Behram Fazlia, Zejnullah Rama Qerim Avdia, Adem Avdia, Bilall Behrami, Ramadan Ahmeti, Shahin Balia, Ismail Abdullah, Ajet Kurteshi, Fariz Balia, Rexhep Behrami, Bahtir Haliti, Isak Rushiti, Abaz Aliu, Rexhep Sejdia, Fetah Ali Çaushi, Sherif Bislimi, Beqir Bislimi, Hasim Rama, Ramadan Maliqi, Beqir Demiri, Salih Demiri, Avdi Neziri dhe Jashar Behluli”. (gjithsej 224 – Q. L.)

 

5

 

“LISTA Nr. 2 që përmban personat serbë të cilët kanë masakrue shqiptarët e katundeve Prapashticë e Keçikollë në vitin 1921

 

Nr. Emri dhe mbiemri Vendbanimi Komuna Vërejtje
1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29

30

31

32

33

34

35

36

37

38

39

40

41

42

43

Novica Bullat

Radisav Bullat

Mihat Bullat

Bozhidar

Millosh Markoviq

Mirko Muliq

Gallub Turçin

Zhivko Vaisiq

Marko Gerliçiq

Nedellko Ognan

Bllazhe Vaiçiq

Bozho Vukatiq

Savo Vukatiq

Radisav Vaisiq

Radosh Perku

Radomir Perku

Stefan Kujaçiq

Millan Millain

Mileta Millan

Radojica Iliçiq

Mikaill Radoje

Millan Jankoviq

Bogdan Kallugjer

Vuka Pijaviq

Spasoje Pijaviq

Llabud Vojnoviq

Bogdan Popoviq

Spiro Orlloviq

Ilija Shutanoviq

Luba Magavçeviq

Nikolla Stojan

Jovan Nikolla

Mihail Vukadin

Risto Stojan

Bllagoja Sllatko

Bajo Tashkoviq

Jovan Deliq

Vidak Ristiq

Radisav Jasha

Rado Cirko

Rado Pavni

Gjoka Stojan

Iljaz Fasli

Medevcë

Merdarë

Medevcë

Brain

Starabanjë

 

Rushevicë

Medevcë

Mutivodë

Ratkocerë

Krivo Derv

Perpore

 

 

 

 

Prishtinë

Gubavcë

Prishtinë (sot)

Medevcë

Prishtinë

Tullarë

Mutivodë

Tullarë

Ratkocerë

Tullarë

Merdarë

Trillarë

 

Merdarë

Tullarë

Nënprefektura e Llapit

Siharinë

Tullarë

Orllan

Tullarë

Ratkocerë

Tullarë

Perpore

 

Tullarë

Siharinë

Prishtinë

Tullarë

 

Tullarë

Prishtinë

 

 

 

 

ish komandant çete

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ka vra 29 shqiptarë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ish komandant çetnikësh

 

 

 

komunist i arrestuem

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish xhandar serb – tash kryetar i komunës Koliqit (zona pushtuese gjermane)”