Bunjamin Shabani rinovon me Strugën

Bunjamin Shabani rinovon me Strugën

Njëri nga mesfushorët më të mirë në elitën e futbollit vendor, Bunjamin Shabani do të vazhdojë të mbetet pjesë e Struga Trim Lum. Kumanovari ka zgjatur kontratën me struganët edhe për një vit tjetër. Lajmi zyrtarë ka ardhur nga faqja e Strugës, të cilët njoftojnë se kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës me Bunjamin Shabanin.

Shabani me Strugën u bashkua në verën e vitit 2020, përderisa në sezonin që lamë pas ishte një nga futbollistët më të mirë dhe kyç të skuadrës strugane, duke zhvilluar 34 paraqitje. Ai me fanellën e Strugës numëron 62 ndeshje, 4 gola dhe 8 asiste.

Kujtojmë që për Bunjamin Shabanin ishin të interesuar shumë ekipe vendore, si Bregallnica, por edhe kampionët, Shkupi.