Bullgarët sërish provokojnë maqedonasit: Si mund ta fërshëlloni himnin e gjyshërve tuaj

Bullgarët sërish provokojnë maqedonasit: Si mund ta fërshëlloni himnin e gjyshërve tuaj

Bullgaria para 20 mijë tifozëve në tribunat e Shkupit, arriti të fitojë ndaj Maqedonisë me shifrat 0-1 në ndeshjen e fundit të edicionit të tretë në Ligën e Kombeve.

Por pavarësisht suksesit, nga Bullgaria provokimet e drejtuara ndaj Maqedonisë nuk ndalen.

Së fundmi, ish-futbollisti bullgar, Stanislav Angelov, ka dhënë një deklaratë për mediat vendase në të cilën ofendon drejtpërdrejt maqedonasit.

“Personalisht pyes veten se si mund ta fërshëllosh himnin kombëtar të gjyshërve. E gjithë kjo është e çuditshme dhe propaganda është shumë e vështirë”, tha Angelov.