Bujare Abazi nga ASH jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së Qytetit të Shkupit: Arsovska shkeli marrëveshjen!

Bujare Abazi nga ASH jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së Qytetit të Shkupit: Arsovska shkeli marrëveshjen!

Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetares së Qytetit të Shkupit.
Ajo tha se nuk do të lejojë që të shkelet dinjiteti i tyre.
Sipas saj, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ju ka dhënë pushtet strukturave që me vitet kanë dëmtuar qytetarët dhe shkupjanët.
“Në veçanti me vendosjen e dy drejtorëve nga anëtarët e partisë tjetër, ajo faktikisht dërgoi porosi se ka shkelur marrëveshjen që e kishim para fushatës”, tha Abazi.