Bujar Osmani: Nga Madridi po kthehemi me propozim të modifikuar

Bujar Osmani: Nga Madridi po kthehemi me propozim të modifikuar

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani ka deklaruar se nga Madridi po kthehen me propozim të ri të modifikuar francez.

“Nga Madridi kthehemi me propozim të ri të modifikuar të Presidencës Franceze i cili menjëherë do të vihet në proces konsultimi institucional dhe shqyrtimit publik. Falenderim të madh për Presidentin Makron, të gjithë Presidencën e BE-së, si dhe për Kancelarin Olaf Scholz, për përpjekjet e tyre të veçanta për të siguruar një propozim të ri të rishikuar si një shans i ri për të zhbllokuar integrimin evropian të vendit dhe të rajonit në tërësi.”, ka shkruar Osmani.