Bujar Osmani e mirëpret kryetaren e KE-së: Po vjen në kohën e duhur, në një moment të rëndësishëm!

Bujar Osmani e mirëpret kryetaren e KE-së: Po vjen në kohën e duhur, në një moment të rëndësishëm!

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka realizuar takim me kryetaren e Komisionit Evropian Ursulla Fon Der Lajen.
Osmani ka thënë se kjo vizitë vjenë në kohën e duhur, pikërisht para përfundimit të procesit të konsultimeve të gjëra rreth propozimit të fundit nga Presidenca franceze në Këshillin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Me seancën e sotme të Kuvendit rrumbullakohen konsultimet që ishin realizuar me të gjithë vepruesit relevant shtetëror dhe shoqëror me qëllim të sjelljes së vendimit të duhur, i cili e prek të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Prandaj, edhe më shumë e vlerësojmë fjalimin e sotëm të Kryetares së KE-së, drejtuar deputetëve, në të cilin presim kontribut të rëndësishëm në procesin konsultativ dhe mbështetje për vazhdimin e integrimit tonë evropian. Kjo është hera e dytë në historinë tonë që Presidentja e Komisionit Evropian t’i drejtohet Kuvendit tonë. Herën e parë, Romano Prodi, në fillimet e rrugës sonë eurointegruese, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe tani në fillimin e negociatave, si fazë përfundimtare përpara anëtarësimit tonë të plotë në Union.
Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë një partner i dëshmuar në rrugën e procesit tonë eurointegrues, duke i analizuar në mënyrë strikte dhe objektive situatën dhe progresin e arritur, të pasqyruar në Raportet për progresin e shtetit. Këtë mbështetje e presim edhe në të ardhmen, gjatë gjithë procesit të negociatave të anëtarësimit”, ka thënë Osmani. /SHENJA/