Buçkovski: Pas propozimit për referendum qëndron Rusia

Buçkovski: Pas propozimit për referendum qëndron Rusia

Ish-përfaqësuesi special i Qeverisë për negociatat me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, në një prononcim për “BGNES” tha se pas protestave dhe propozimit për referendum për anulimin e Marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë qëndron Rusia.

“Nuk është sekret që Rusia ka kohë që po punon për destabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thekson ish-kryeministri.

“Pas protestave dhe pas dëshirës për të mbajtur një referendum qëndron ndikimi rus. Herët a vonë do të bëhet shumë më e qartë”, shtoi Buçkovski, duke shtuar se “jo vetëm ‘E Majta’ është pjesë e këtij skenari”, tha më tej Buçkovski.