Britania e Madhe, stacioni i radhës në Formula 1

Britania e Madhe, stacioni i radhës në Formula 1

Britania e Madhe do të presë garën e 10-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe, do të zhvillohet me 52 xhiro në Pistën Silverstone, e gjatë 5.891 metra, në rajonin Northamptonshire.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 16:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 3 korrik në orën 16:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar gjashtë gara, Charles Leclerc nga Ferrari dy, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 175 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 129

3. Charles Leclerc (Monako): 126

4. George Russell (Britani e Madhe): 111

5. Carlos Sainz (Spanjë): 102

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 304

2. Ferrari: 228

3. Mercedes: 188

4. McLaren: 65

5. Alpine: 61