Britani, më 29 janar do të votohet për “Planin B” rreth Brexitit

Britani, më 29 janar do të votohet për “Planin B” rreth Brexitit

Në Britani më 29 janar do të votohet në Parlament e Britanisë “Plani B” i qeverisë në lidhje me çështjen e Brexitit, transmeton AA.

Zyrtarë të qeverisë britanike kanë bërë të ditur se më 29 janar do të votohet “Plani B Brexit” që do të paraqitet në parlament nga kryeministrja Theresa May.

Në votimin e zhvilluar ditën e martë në Parlamentin e Britanisë marrëveshja Brexit që May arriti me BE-në u refuzua me shumicë votash.

Sipas vendimit që parlamenti ka marrë më parë, May “Planin B” duhet ta ndajë brenda 3 ditëve me deputetët.

May, e cila po zhvillon një seri bisedimesh me partitë opozitare, “Planin B” që do të përgatisë pritet të paraqesë gjatë fjalimit që do të mbajë ditën e hënë në parlament.