` . Brenda 24 orëve 109 raste të reja me Covid-19, shërohen 422 pacientë - TV SHENJA

Brenda 24 orëve 109 raste të reja me Covid-19, shërohen 422 pacientë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për 109 persona të rinj të infektuar nga Kovid 19, ndërsa që numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 11.942.

Ndërkohë, lajmi i mirë është se janë shëruar 422 të prekur nga pandemia. Në anën tjetër, një person ka ndërruar jetë, ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve është 528.

Aktualisht në vend janë 3.327 raste aktive të personave të prekur nga koornavirusi. Sot janë bërë 762 testime.