Brazili e ‘shkel’ Serbinë, Richarlison me dy gola e ‘vulos’ fitoren

Brazili e ‘shkel’ Serbinë, Richarlison me dy gola e ‘vulos’ fitoren

Brazili ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës.

Me dy golat e Richarlison Brazili ka shënuar fitoren e parë në grup në Kupën e Botës.
Ka qenë Richarlison ai që ka shënuar dy gola, një në minutën e 62′ dhe një në minutën e 73′. Goli i dytë ishte spektakolar, ku në gjysmë gërshërë Richarlison ia ‘vulosi’ fitoren Brazilit.

Richarlison mund të thuhet që është ylli i kësaj mbrëmje.
Të dy golat u ‘servuan’ nga superlojtari Vinicius Junior.

Me këtë fitore Brazili ngjitet në pozitën e parë në grupin G, me 3 pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë.

Ndeshja e radhës e Brazilit është me Zvicrën, me datë 28 nëntor ora 17:00.