Botërori i fundit për Messi-n, Dybala: Kur e mendon të shkakton ankth!

Botërori i fundit për Messi-n, Dybala: Kur e mendon të shkakton ankth!

Një mbrëmje e hidhur, ajo e Paulo Dybala me Romën në Europa League, në sfidën kundër Real Betis që u mbyll me fitoren 1-2 të spanjollëve.

Goli i argjentinasit nuk mjaftoi për të shmangur humbjen në shtëpi. Duke folur pas kësaj sfide, Dybala u pyet edhe për Botërorin Katar 2022 me Argjentinën që është shumë pranë, si dhe për deklaratë e Lionel Messit, që theksoi se kjo Kupë Bote, do të jetë e fundit për të.

“Është kompeticioni më i bukur në botë. Të dish se ky mund të jetë shansi i fundit për Messin për të fituar Kupën e Botës mund të shkaktojë pak ankth, por ne duhet të ruajmë qetësinë dhe të provojmë deri në fund.”-tha argjentinasi.