‘Bota në fokus’: Të jesh musliman në Indi!

‘Bota në fokus’: Të jesh musliman në Indi!

Fyerjet ndaj Profetit Muhammed dhe Islamit nga zyrtarë të lartë të partisë së kryeministrit hindus Narendra Modi, shkaktuan protesta të muslimanëve brenda Indisë dhe reagime diplomatike të botës arabe.

Kjo e vuri në sprovë qeverinë e Indisë dhe politikat nacionaliste të Modit që pavarësisht akteve të dhunës dhe spastrimit etnik kundër muslimanëve, qeveria Modi të dalë në mbrojtje të interesit ekonomik të shtetit, pasi vendet arabe bënë thirrje për bojkot të produkteve hinduse, gjë që deri sot Indisë i ka sjell përfitime vjetore në vlerë prej 90 miliardë dollarë.

Prandaj, Modi shkarkoi të dy funksionarët që e shprehën publikisht në edia atë që partia nacionaliste e vepron prapa perdeve.

Për të spastruar vendin nga kulturat, që qeveria aktuale i quan të huaja, qëkur Narendra Modi mori pushtetin, janë zhvilluar fushata të egra diskriminuese dhe presion sistematik kundër muslimanëve, me shembjet e shtëpive të tyre, ndalesat për hyrje nëpër shkolla e universitete dhe burgosje e aktivistëve për të drejtat e njeriut.

Avdi Bakiu /SHENJA/