‘Bota në fokus’: Pasuritë natyrore të kontinentit më të varfër!

‘Bota në fokus’: Pasuritë natyrore të kontinentit më të varfër!

Afrika është kontinenti më i pasur me burime natyrore por megjithatë afrikanët mbeten banorët më të varfër të botës. Imagjinoni, kontinenti ka 40% të arit të gjithë botës dhe 90% të kromit dhe platinit.

Është një fjalë e urtë afrikane që thotë: “Fjalët e mira nuk prodhojnë ushqim”, e pra, vetëm statistikat se Afrika është kampione në pasuri nuk e kanë ulur nivelin e varfërisë dhe krizës ushqimore, madje numri i të varfërve nga viti 2013 është dyfishuar. Sot gati 300 milionë afrikanë kanë mungesë serioze të ushqimit.

Faktorët janë të shumtë. Në rend të parë konfliktet e armatosura mes fiseve, grusht shtetet ushtarake e ndonjëherë edhe luftërat civile janë faktori kryesor i ngecjes në zhvillim, e pastaj ndryshimet klimatike dhe në fund pandemia e koronavirusit. Por duket se problemin për këtë duhet ta kërkojmë disa shekuj më herët, në periudhën kolonialiste, atëherë kur Afrika u pushtua nga shtetet evropiane , posaçqërisht nga Franca dhe Britania e Madhe.

Sipas historianit afrikan, Ualter Rodney, shkruan se pasuritë e kontinentit vazhdojnë të thithen nga evropianët përmes kompanive që zotërojnë toka dhe miniera në Afrikë.

Avdi Bakiu /SHENJA/