‘Bota në fokus’: Një shekull gjenocid mbi shqiptarët

‘Bota në fokus’: Një shekull gjenocid mbi shqiptarët

Emisioni Bota në fokus: Një shekull gjenocid mbi shqiptarët (Emisioni i plotë)

Fillet e shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe humbjet territoriale që përjetonte ajo, do të ishin fatale për popullin shqiptar që ndante një gjeografi të gjerë në Gadishullin Ballkanik.

Shpërnguljet e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit në vitet 1877-1878, vendimet e konferencave ndërkombëtare që detyronin shqiptarët autoktonë t’i jepnin zona e qytete të tëra shteteve fqinje, luftërat ballkanike, Lufta e Parë dhe ajo e Dytë Botërore, lufta e fundit në Kosovë (1998-1999), si dhe ngjarje e përjetime tragjike ndërmjet këtyre momenteve historike, kanë lënë pasoja e gjurmë të thella në kujtesën e popullit shqiptar.

Në këtë episod të emisionit ‘Bota në fokus’, do të rikujtojmë gjenocidin 120 vjeçar që Serbia ka bërë mbi shqiptarët. Që në gjysmën e dytë të shekullit XIX filluan të realizohen planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve, kur fuqia e Perandorisë Osmane u dobësua dukshëm. Dhe që atëherë, apetitet e sëmura serbe për t’i shfarosur shqiptarët nuk kanë pushuar deri në fund tē shekullit XX, pra deri në luftën e Kosovës.

Në këtë edicion të emisionit, do të sjellim në kujtesën kolektive qëllimet djallëzore të një populli mbi një popull tjetër, përmes metodës së shfarosjes mbi një shekullore. Do te sjellim dritë mbi këto fakte historike përmes shkrimeve të ekspertëve, hiatorianëve e akademikëve shqiptarë, të përmbledhur në Revistën SHENJA.